Ata që përdorin kompjuterin dhe udhëtojnë shumë, nuk do të ishte keq të kishin një sistem që t'i ndihmonte të lexonin ose shikonin informacionin që kanë në kompjuter pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Ky sistem tashmë ekziston madje së shpejti do të vihet në qarkullim edhe në gjuhën shqipe. Shqiptaro-amerikani Donald Leka është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë TransMedia me qendër në Nju Jork, e cila ofron një sistem të tillë, që quhet Glide.